BRIGADA IV SULMUESE E UNÇSH
✤ U formua më 28.12.1943 në Voskopojë të Korçës prej batahanit cShqiponja» dhe me partizanë e kuadro nga batalionet «Fuat Babani», «Hakmarrja», «Tomorri», cReshit Çollaku», «Gorë-Opar» dhe me vullnetarë të rinj nga qyteti e fshatrat e Korçës. Në formim kishte 550 veta, të ndarë në 4 batalione. Br. IV S ka zhvilluar luftime në 20 krahina të qarqeve Korçë, Berat, Elbasan, Dibër, Tiranë, Durrës e Shkodër. Që në fillim përballoi Mësymjen e përgjithshme armike të dimrii 1943-1944 (shih), çau rrethimin në Opar, dhe pasi doli në Skrapar e goditi armikun pas krahëve dhe me një veprim të shpejtë çliroi zonat e okupuara, duke lehtësuar veprimet luftarake të Br. V S dhe të brigadave të tjera. Një varg luftimesh të stik-sesshme zhvilloi gjatë Mësymjes pranverore të UXÇSH (shih) në krahinat e Gorës, Tomoricës, Mokrës, Kolonjës, Devollit e Fushë-Rrëzës së Korçës, së bashku me Br. I S u krye operacioni për çlirimin e Pogradecit. Në Mësymjen e përgjithshme të armikut të qershorit 1944 (shih) zhvilloi luftime të ashpra në Golik, Grabovicë, Guri i Kamjes, Moçan, Krasnisht, Mali i Dusharit, Qafa e Gjarprit. Gjatë Mësymjes së D. I S për çlirimin e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut (shih) duke qenë në përbërje të tij, luftoi në Qarrishtë, Zerqan, Klos, Burgajet, Lis-Kurdari, Homesh-Sofërçan, Fush-Aliaj, Peshkopi-Melan-Grevë, Dibër të Madhe, Lurë e Mirditë, ku më 29 gusht u vuri zjarrin sarajeve të bajraktarit Gjon Markagjoni. Në bashkëpunim me Br. V S dhe repartet partizane të Dibrës, çliroi qytetin e Peshkopisë dhe të gjithë krahinën e Dibrës. Në luftën e Tiranës (shih) batalionet e saj zhvilluan luftime në Qafë-Kërrabë, Petrelë, Shijak, Xhafzotaj, Kashar, Prezë, në rajonin tepër të fortifikuar të Tiranës — Kodra e Kopilit — Pallati Mbretëror — Kisha e Shën Prokopit — Kazermat «Shkumbini» — Tirana e Re — Banka Kombëtare dhe për asgjësimin e kolonës gjermane në Mushqeta. Pas çlirimit të Tiranës, marshoi për në Shkodër, ku mori pjesë në spastrimin e mbeturinave te reaksionit dhe më pas në Durrës për të ruajtur kufirin detar dhe portin, e rreshtuar në D. IV S. Br. IV S ka bërë mbi 265 luftime, nga radhët e saj ranë 239 dëshmorë. Brigada botonte organin e vet «Zëri i luftëtarit». Ndër kuadrot e dalluar të saj, që kanë luajtur rol të rëndësishëm për kryerjen me sukses të detyrave kanë qenë edhe Petro Papi (shih), Rita Marko (shih), Zija Kambo etj.
(Dh. J.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Brigada Iv Sulmuese E Unçsh
[cite]