BRIGADA XXV SULMUESE E UNÇSH


BRIGADA XXV SULMUESE E UNÇSH
✤ U formua më 6.11.1944 në Tropojë, me partizanë të batalioneve «Bajram Curri» e «Rinia», të batalionit territorial dhe të çetave territoriale të Malësisë së Gjakovës e të Hasit. Ditën e përurimit kishte 700 partizanë të rreshtuar në tri batalione. Qysh në ditët e para të rrugës luftarake, shkoi për të spastruar nga armiku zonën e Plavës e të Gucisë, në Mal të Zi. Më 18 nëntor u rreshtua në D V S (shih). Nga 21 deri më 25 nëntor, në bashkëveprim me Br. VI S, zhvilloi luftime kundër forcave hitleriane dhe reaksionit të përqendruar në Nikaj-Mërtur e Dukagjin, që përfunduan me çlirimin e këtyre krahinave më 25 nëntor. Pasi kaloi kufirin shtetëror, më 28 nëntor Br.XXV S u vendos në qytetin e Gjakovës, ku e rriti efektivin e vet edhe me 550 partizanë të rinj, nga të cilët 200 hasjanë e 350 kosovarë.

Më 29-30 nëntor 1944 Br.XXV S kreu një marshim të gjatë prej 80 km, nga Gjakova në Ferizaj, në ndihmë të Br. II jugosllave të Kasnecit, e cila, bashkë me shtabin e saj ishin rrethuar në Ferizaj dhe pasi çliroi këtë qytet dhe fshatrat përreth, bashkë me forcat e tjera të Divizionit V S, marshoi për në Sanxhak dhe Bosnjën J. Më 30.12.1944 Br.XXV S u fut në luftim në frontin Miloshendol-Mali i Judovikut-Sopotnicë-Strojan-Gvost, ku zëvendësoi Br.III S të UNÇSH. Për 14 ditë rresht, në dëborë e në tufan, zhvilloi luftime të pandërprera kundër fashistëvç gjermanë dhe, në bashkëveprim me Br. VS të UNÇSIT e njësitë e Korpusit II të Ushtrisë NÇ Jugosllave çliroi qytetin e Priepoljes e fshatrat përreth. Në këto luftime i sbkaktoi dëme të ndjeshme annikut në njerëz, armatime e material luftarak. Në maj të vitit 1945, në Mitrovicë (Kosovë), me nrdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, Br.XXV S n rreshtua në përbërje të Br.V S të D V S dhe të Br.VI S e të XXII S të D VI S. Gjatë luftimeve për çlirimin e atdheut dhe në tokat e Jugosllavisë ranë në fushën e nderit 40 partizanë të saj. Botonte organin «Luftëtari i Iirisë>.

(R. Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brigada Xxv Sulmuese E Unçsh


[cite]