BUKA
✤ Ushqim themelor, i gatuar me miell drithi të mbrujtur me ujë dhe të pjekur në trajta e madhësi të ndryshme. Llojet ndryshojnë sipas drithit (B. gruri, misri, thekre etj. ose me miell të përzier), sipas tipit të miellit (me rezë 70, 75.80%), sipas përdorimit të majasë ose jo (B. e mbrume, e ndorme), sipas mënyrës së pjekjes (e pjekur në furrë, me saç, në tepsi a çerep etj). B. e grurit përmban mjaft karbohidrate, kryesisht amidon (40-45%) dhe proteina (5-7%), si Fakrika e bukës3 Tiranë dhe vitamina të grupit B, lëndë minerale (kalium, fosfor, magnezium, hekur). Përveç B. së përditshme, në të kaluarën përgatiteshin lloje të tjera, të lidhura me raste e rite të eaktuara dhe që ndryshonin disa herë sipas krahinave. Për lindje bëheshin kuleç; për dasmat: B. e dasmës, kulaçi i nuses ose i dhëndrit, B. me qiqra që sillnin të ftuarit etj; për festat e motmotit: kulaçi i ditës së verës, për ditën kur niste mbjellja e të lashtave, për «natën e bereqetit» (në mbarim të mbjelljes së prodhimeve bujqësore), kolendrat, qahitë, pitet etj; kishte B. për rastet e vdekjes si dhe të lidhura me ritet fetare (meshët etj).
B. deri në vitet e para pas Çlirimit gatuhej në shtëpi nga gratë. Në qytete bukëpjekësit bënin edhe lloje simitesh të vogla, gjevrekë etj. Pas Çlirimit nisi përgatitja e B. në furra të përqëndruara, më pas u projektuan dhe u ndërtuan fabrika për prodhimin e B., i cili mori kështu karakter industrial. Sot industria e B. eshtë ngritur në të gjitha rrethet e vendit me fabrika sipas kërkesave teknologjike që plotësojnë gjithë nevojat e popullsisë. Prodhohen mbi 20 lloje B.
(H.P.—A.Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Buka
[cite]