BULARATI
✤ Fshat në rrethin e Gjirokastrës (J), në luginën e Drinos, në krahun e majtë. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Vrisera (shih). Përmendet në burimet e shkruara që në shek. e 8-të. Në B. është strehuar çeta e Çerçiz Topullit. Këshilli NÇ u ngrit më 18 qershor 1943/ Koop. bujqësore u ngrit më 1957. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, duhanit e perimeve dhe blegtorinë. B. ka shkollë të mesme bujqësore, muzeun, qëndrën shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Është i njohur grupi i valleve ‘ popullore.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bularati
[cite]