
BULETIN PËR SHKENCAT SHOQËRORE
✤ (1952). Revistë shkencore tremujore, organ i Institutit të Shkencave (shih). Numri i parë cloli më 1952 si vijim i Buletin i Institutit të Shkencave (shih) me ndarjen e tij në dy buletine. Botoi studime, artikuj e materiale nga fusha e gjuhësisë, e historisë së letërsisë, nga folklori, historia e Shqipërisë, arkeologjia, etnografia, historia e arteve etj. Vijoi deri në nr. 2, 1957, kur u riemërtua Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës — Seria shkencat shoqërore (shih).
(P.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Buletin Për Shkencat Shoqërore
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "BULETIN PËR SHKENCAT SHOQËRORE" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/buletin-p%c3%abr-shkencat-shoq%c3%abrore