BULETIN SIZMOLOGJIK
✤ (1968). Botim perioclik I Qendrës Sizmologjike në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Paraqet të dhëna mbi tërmetet e vendit dhe të të gjithë botës, të regjistmara nga rrjeti sizmologjik i Shqipërisë. Përbëhet nga tri botime të veçanta: «Leximet paraprake dhjetëditore të rrjetit sizmologjik të Shqipërisë» — përmban të dhëna instrumentale dhe makrosizmike të papërpmiuara plotësisht mbi tërmetet që janë regjistruar nga rrjeti sizmologjik i Shqipërisë. Del nga shtatori 1963. «Bulëtini sizmologjik mujor i rrjetit sizmologjik të Shqipërisë» —• përmban të dhëna instrumentale clhe makrosizmike të përpunuara të tërmeteve që janë regjistruar nga rrjeti sizmologjik i Shqipërisë. Del nga shtatori 1968. «Buletini sizmologjik vjetor» përmbain të cihëna plotësisht të përpunuara instrumentale dhe makrosizmike të tërmeteve që janë regjistruar nga rrjeti sizmologjik i Shqipërisë. Përbëhet nga tri pjesë: pjesa I përmban të dhëna mbi tërmetet e vendit, pjesa II të dhëna mbi tërmeiet e largëta, ndërsa pjesa III katalogun vjetor të tërmeteve të Shqipërisë së bashku me hartat e izosisteve dhe hartën e epiqendrave. Buletini i parë doli më 1976.
(E.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Buletin Sizmologjik
[cite]