BULKA NONDA


BULKA NONDA
✤ (1996-1972). Shkrimtar satirik. Lindi në Leusë të Përmetit. Shkollën fillore e kreu në fshat, të mesmen në Korçë, studimet universitare i ndoqi në Francë. Në fillim të viteve 30 me pseudonimin Chri-Chri, nisi të botojë në shtypin e kohës shkrime satirike, të cilat i mblodhi në librin Kur qan e qesh hilhili (1934). N. B. ishte një nga përfaqësuesit kryesorë të letërsisë përparimtare të viteve 30. Në krijimet e tij me frymë të mprehtë publicistike u bëri jehonë problemeve tëjetës së shoqërisë shqiptare të kohës dhe ngjarjeve ndërkombëtare, vuri në shenjë dhe demaskoi me mllef shtypjen e shfrytëzimin e popullit nga klasat sunduese, degjenerimin moral të qarqeve drejtuese, politikën obskurantiste të regjimit në fushën e arsimit e të kulturës, qëndrimin reaksionar të klerit, dogmën fetare etj. Një vend të veçantë në shkrimet e tij zuri kritika e mprehtë e politikës agresive të imperializmit dhe e fashizmit në prag të Luflës II Botërore. Në disa shkrime të N. B. ndihen nota skepticizmi.

Pas Çlirimit N. B. përqafoi metodën e realizmit socialist. Botoi Skica dhe tregime (1950), vëllimet me vjersha «Në dritën e yllit» (1952), «Soditje», «Bij të shkrepit» (1963), «Legjenda e një fisi (1966), «Fahula» (1965). Si poet i këndoi heroizmit partizan, përpjekjeve madhështore për ndërtimin e jetës së re socialiste etj. Në skicat dhe vjershat satirike demaskoi orvatjet e dëshpëruara të k’asave të përmbysura dhe të reaksionit ndërkombëtar për të rrëzuar pushtetin e popullit. Me një humor të shëndoshë goditi koncepte dhe shprehi të trashëguara nga e kaluara. N. B. u mor edhe me përkthime nga letërsia botërore.

(M. Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bulka Nonda


[cite]