BULQIZA
✤ Qytet në rrethin e Dibrës (JP), në rrugën automobilistike Peshkopi-Burrel. Popullsia 5000 banorë. B. njihet si vendburim i kromit qysh para Çlirimit. Pas Çlirimit më 1948 u ngrit këtu miniera e kromit «Todo Manço» (shih) dhe bashkë me rritjen e saj u shndërrua krejt fshati i vjetër i Bulqizës, dhe u kthye në qytet minatorësh pas vitit 1950. Vendburimi i kromit të B, është nga më të rëndësishmit për pasuritë natyrore të vendit. Në B. është përqendruar nxjerrja dhe pasurimi i kromit. Fabrika e pasurimit është vepër e planit të katërt pesëvjeçar. Industria e kromit të B. jep 40 përqind të prodhimit industrial të rrethit. B. ka shkollë të mesme, shtëpi kulture, muze, rrjetin e shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bulqiza


[cite]