BUNA
✤ (Boiana, Flumen Scutari, Barbania, Barbantia). Lumi i vetëm fushor dhe i lundrueshëm i Shqipërisë, me gjatësi 41 km dhe pjerrësi 0,12%. Buron nga skaji JL i liqenit të Shkodrës (shih) dhe është i vetmi emisar i tij. Pasi del nga 11qeni, rreth 1.5 km larg, B. bashkohet me Drinin. Derdhja e Drinit në B. pengon shkarkimin e lirshëm të ujërave të liqenit, dhe në disa raste krijon dhe rrjedhje me drejtim të kundërt. B. derdhet në detin Adriatik, në një deltë në J të Ulqinit. B. është lumi më i ri i Shqipërisë. dhe i vetmi që ka deltë të vërtetë, të përbërë prej disa degëzimesh të ndara nga ishuj lyshtërorë si ai i Adës, i Franc Jozefit etj. Në dalje nga liqeni i Shkodrës, sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës të B. është 5179 km2, ndërsa prurja mesatare shumëvjeçare 320 m3/sek. Pasi bashkohet edhe me ujërat e Drinit, B. bëhet lumi më me shumë ujë i Shqipërisë dhe prurja mesatare shumëvjeçare e saj në derdhje është rreth 670 m3/sek. Kjo bën që B. të renditet ndër lumenjtë kryesorë të pellgut të Mesdheut. Nga fshati Samrish e deri në derdhjen në Adriatik, në një largësi prej rreth 24 km, B. ndan kufirin shtetëror ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Aftësia ujëheqëse e Bunës është e vogël, si pasojë e mbathjeve nga prurjet e ngurta të Drinit. Ky proces ka filluar të jetë më intensiv që nga viti 1858 kur Drini për herë të fundit e ka ndërruar shtratin e tij të rrjedhdhjes, nga Lezha për në Bunë. Gjatë periudhës së plotave, ujërat e B. dhe të Drinit dilnin jashtë shtratit të rrjedhjes dhe përmbytnin zonat përrreth. Pas Çlirimit janë marrë masa hidroteknike për mbrojtjen e tokave nga përmbytjet. Rol të madh për mënj animin e përmbytjeve, luajnë edhe rezervuarët e HEC «Enver Hoxha* e «Drita e Partisë» si dhe të HEC të Vaut të Dejës në lumin Drin, që zvogëlojnë plotat dhe mbledhin një pjesë të lëndëve të ngurta të Drinit. Ujërat e B. shfrytëzohen për ujitje dhe peshkim.
(N. P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Buna
[cite]