BUROKRATIZMI
✤ Formë të menduari e të vepruari në punët e shtetit e të shoqërisë në kundërshtim të hapur me popullin, me interesat e tij jefcike, karakteristikë për shtetin e klasave shfrvtëzuese, armik i rrezikshëçi 1 diktaturës së proletariatit e i socializmit.
Me fitoren e revolucionit socialist zhduken rrënjët ekonomiko-shoqërore të burokratizmit, por shfaqje të tij akoma ka dhe rreziku i tij për partinë e shtetin ekziston për shumë kohë. B. shprehet në mbivlerësimin e * aparateve e të kuadrove, në krijimin e hallkave e organikave të tepërta shtetërore, që çojnë në shkëputjen e tyre nga populli e në mohimin e rolit vendimtar të masave, në shkeljen e demokracisë socialiste etj. Këto dukuri po të mos luftohen, degjenerojnë partinë dhe shtetin, siç ndodhi në BS. dhe në vendet e tjera revizioniste. Shfaqjet e burokratizmit nxiten nga armiqtë e klasës, presioni borgjezo-revizionist, nga ideologjitë e huaja e mbeturinat e tyre etj. PPSH ka zbuluar rrënjët e shfaqjeve burokratike dhe ka argumentuar më tej rrezikun e tyre për diktaturën e proletariatit, ka përcaktuar rrugët konkrete dhe efektive të luftës kundër tyre, si: revolucionarizimi i partisë e i pushtetit, edukimi revolucionar i kuadrove, qarkullimi i tyre e dhënia llogari përpara punonjësve, kontrolli i masave e tërheqja e tyre në qeverisjen e vendit etj. Për këtë kanë luajtur një rol veçanërisht të rëndësishëm Letra e Hapur e KQ të PPSH e marsit 1966, fjala e sh. Enver Hoxha e 6 shkurtit 1967 «Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe i pushtetit», vendimet e Kongresit V të PPSH dhe dokumente të tjera të saj, që përbëjnë një ndihmesë të re në mbrojtjen dhe pasurimin e doktrinës marksiste-leniniste të diktaturës së proletariatit.
(N. Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Burokratizmi