BURIZANA


BURIZANA
✤ Fshat në rrethin e Krujës, në rrëzë të kodrave të Krastës, vazhdim i vargmalit Krujë-Dajt. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bushnesh, Derven, Gramëz, Picragë. Shperdhet, Thumanë, populisia gjithsej 10184. B. është qendër e vjetër banimi, kanë funksionuar banjo antike të periudhës iliro-romake. Banorët kanë marë pjesë në lëvizjen e fshatarësisë nën udhëheqjen e Haxhi Qamilit (shih). Këshilli NÇ u ngrit më 1944. U çlirua në nëntor 1944. B. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1989. që në 1972 u bë KTL «Bajram Curri». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithrave të hukës, pemëtarinë dhe perimet B. ka shkollë të mesme, shtëpi lindjeje, pallate kulture, një grup folklorik, muze, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Burizana


[cite]