BURRELI
✤ Qytet në Shqipërinë Qendrore në të majtë të 1. Mat midis Zallit të Batrës dhe atij të Germanit, qendër e rrethit të Matit (shih). Popullsia 8000. Është vendbanim i lashtë në pellgun e kulturës tumulare ilire të Matit (shih: Kultura e Matit). Nëpër B. kalonte arteria e rmgës Dyrrah-Zgërdhesh-Qafë-Shtamë-Stellush për në Kosovë dhe Dibër. Përmendet në shek. XV në trajtën Bujril dhe në shek. XVII Burril. Në këtë kohë ishte fshat, që kultivonte gmrin, elbin, tërshërën dhe rrushin. Më 1922 B. u bë qendër administrative e krahinës së Matit. Këtu bëhej pazari që u zhvendos nga Komsia. Gja-të periudhës së A. Zogut u ndërtuan kazerma dhe burgu famëkeq.

Gjatë Luftës ANÇ në B. janë zhvilluar ngjafjetë shënuara. Më 31 korrik 1943, 3000 matjanë, nën udhëheqjen e PKSH u ngritën e sulmuan garnizonet fashiste (Burrel, Komësi, Qafëbuall).
Pas Çlirimit B. pësoi ndryshime të mëdha. Me ndërtimin e Rrugës së Dritës (1952) filloi të rritej e të bëhet një qendër e rëndësishme. Më 11.1.1952 në B. u përurua fillimi i punimeve të HEC «Karl Marks» nga shoku Enver Hoxha. Më 26 shkurt 1972 sh. Enver Hoxha mbaj’ti këtu fjalimin historik në Plenumin e Partisë të rrethit të’Matit «Socializmin e ndërtojnë masat, Partia i bën ato të ndërgj egj shme».

Degët kryesore të prodhimit: industria metalurgjike e ferrokromit në veçanti Uzina e Ferrokromit (shih) dhe ind. ushqimore. Ka fabrikë mielli, buke, frigorifer dhë ndërmarrje ushqimore e të përpunimit të drurit. Më 1960 u hap shkoila e mesme «Haki Fejza», që tani ka disa degë. B. ka bibliotekë, ‘ muzeun historik, shtëpi kulture me sallën e shfaqjeve (1970), disa grupe teatrale amatore, estradën dhe teatrin amator të kukullave. Veprojnë Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, bërthama shkencore e historianëve, e gjuhëtarëve. Përveç spitalit ka shërbim të plotë shëndetësor me klinikë, qendër të higjienës.. ambulanca, shtëpi lindjeje, Ndërtimet u shtrinë nga qendra në drejtim të P dhe të V me rrugë të gjera e shtëpi shumëkatëshe, Në B, janë vendosur busti i Gjergj Kastrio titS kënderb e ut, 1 Pjetër Budit, lapidari i kryengritjes popullore të Matit (1943), busti i Mustafa Xhanit (Baba Faja Martaneshit). Rreth qytetit është krijuar kurora e gjelbër me peme frutore e vreshta.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Burreli


[cite]