BUSHTRICA
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (J), nga e djathta e luginës së Drinit të Zi. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Barmç, Gjegjet, Matranxh, Palushi e Vila, popullsia gjithsej 4400. Dëshmohet si vendbanim që në mesjetë. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. B. është qendër e koop. së bashkuar, që ka drejtim kryesor prodhimet blegtorale. B. ka shkollë të mesme zooteknike, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, ambulancë, pika të shërbimit tregtar e komunai.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bushtrica
[cite]