CARRA SHKURTE SKURAJ
✤ (1825-1848). Veprimtare e shquar shoqërore, luftëtare e vendosur për emancipimin e gruas dhe përhapjen e së resë, Heroinë e Popullit. Lindi në fshatin Lami i Madh të rrethit të Matit. U rrit jetime dhe provoi varfërinë e vuajtjet e malësorëve nën sundimin e bajraktarëve. Që në ditët e para të Çlirimit u aktivizua me rininë e fshatit. Anëtare e PKSH në verën e vitit 1947. Si komunistja e parë e krahinës, u hodh në veprimtari të gjerë për zbatimin e mësimeve të Part’isë dhe me shembullin e saj frymëzoi të rinjtë, të rejat dhe gratë e rrethit për t’u hedhur në luftë për rindërtimin e vendit dhe për të shqelmuar zakonet prapanike, kanunin e fenë. Shkoi vullnetare në hekurudhën e parë të vendit Durrës-Peqin (1947), megjithëse e martuar në Zajs të Mirditës në moshë të re, sipas kanunit, jashtë vullnetit e dëshirës së saj. Përballoi me guxim e vendosmëri shpifjet e kërcënimet e armiqve dhe deri në fund të jetës luftoi burrërisht për triumfin e vijës së Partisë. U vra në pritë nga diversantët duke u kthyer nga mbledhja e organizatës-bazë të Partisë, mbasi u përlesh dhe luftoi heroikisht kundër tyre, më 5.7.1949. Busti i heroinës është vendosur në qytetin e Rrëshenit.
(I.L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Carra Shkurte Skuraj
[cite]