CIPO KOSTAQ


CIPO KOSTAQ
✤ (1892-1952). Veprimtar i shquar i srsimit dhe i shkencës gjuhësore, Mësues i Popullit. Studimet e larta filologjike i kreu në Universitetin e Romës. Punoi (1921-1939) simësues i gjuhës e i letërsisë në disa shkolla të rnesme të Shqipërisë, sidomos në liceun e Korçës. Për qëndrimin e tij atdhetar qe ndër të parët . që u arrestua nga fashizmi italian dhe u mbajt i internuar për rreth dy vjet në Itali. E simpatizoi dhe e përkrahu Lëvizjen NÇ, të udhëhequr nga PKSH. Pas Çiirimit u zgjodh dy herë deputet në Kuvendin Popullor. Në v.1945-1946 Partia i ngarkoi detyrën e ministrit të arsimit. K.C. vuri të gjitha aftësitë e përvojën e tij të pasur në shërhim të shndërrimeve të thella demokratike e revolurionare të shkollës sonë. Në vitet e fundit të jetës iu kushtua tërësisht arsimit të lartë dhe shkencës së re shqiptare, duke shtjelluar një veprimtari të dendur pedagogjike e studimore në Institutin Pedagogjik dyvjeçar, Institutin e Shkencave. Hartoi tekstet e Fonetikës dhe të Morfologjisë së sotme e historike, që qenë orvatjet e para përgjithësuese në këto fusha. Qe bashkautor dhe drejtues i hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të hotuar më 1954 (shih). Së bashku me A.Xhuvanin dhe E.Çabejn, mori pjesë në hartimin e udhëzuesit të parë drejtshkrimor të shqipes pas Çlirimit (1948-1950) dhe të terminologjisë shkencore shkollore themelore. Kreu studime për fjalët e përhëra në rrafshin e gjuhësisë bashkëkohore dhe për gjuhën e disa autorëve të letërsisë sonë të vjetër. Hartoi një gramatikë të shqipes me dy vëllime (I Fonetikë e Morfologji 1949; II Sintaksë 1952), nga të cilët i dyti mori Çmimin e Republikës. Kjo gramatikë e hartuar mbi kritere të shëndosha shkencore qe mbështetje e mirë për studimet gjuhësore të mëpastajme.

(M.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Cipo Kostaq


[cite]