CYLJA DYJARE


CYLJA DYJARE
✤ Vegël muzikore popullore e përbërë nga dy tyta të gdhendura në një copë të vetme druri (arre, panje, bushi etj.) me trajtën e shkronjës «A». Është një zhvillim i mëtejshëm i fyellit të zakonshëm me sqep dhe tingujt i nxjerr njësoj si ai duke i fryrë, quhet ndryshe edhe fyell i dyfishtë. Shkon nga 25 cm deri në 55 cm. Është vegël polifonike: tyta e dorës së djathtë ka 4 vrima sipër dhe prapa 1, ndërsa tyta tjetër ka vetëm 3 vrima paralele me të tytës tjetër. E para përdoret për të luajtur melodinë, ndërsa tjetra kontramelodinë. Repertori i CD. është i kufizuar, me tema të thjeshta e të shkurtra këngësh e vallesh të njohura, si dhe me tema të marra nga vajtimet e grave. Përdoret kryesisht nga barinjtë, në Kurveleshin e Sipërm e të , Poshtëm, ‘ në Radhimë (Vlorë), Kardhiq . (Gjirokastër). Zbulimet arkeologjike në territorin e Ilirisë’ së J japin të dhëna për ekzistencën e saj që në shekullin VI-V p.e.r.

(Pi.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Cylja Dyjare


[cite]