DARSIA
✤ Zonë kodrinore midis fushës së Myzeqesë në P e J dhe pllajës së Dumresë në L. Shtrihet në V midis Peqinit dhe Rrogozhinës, deri në Shkumbin. Përfshihet në rrethin e Lushnjës e të Elbasanit dhe përbëhet nga dy pjesë — D. e Lushnjës dhe D. e Peqinit. Nga ana gjeografike është vazhdim i zonës kodrinore të Dumresë (shih), ka të njëjtin reliev, klimë e bimësi, por nga ana etnografike përbën një njësi të veçantë..
Relievi i D. përbëhet nga radhë kodrash të ulëta fiishore e molasike (100-250 m lartësi), me forma të rrumbullakëta e shpate të buta, vende-vende të gërryera. Hapja e tokave të reja me brezare, mbjellja e drurëve frutorë e pyjorë dhe ndërtimi i pritave mbrojtëse në përrenjtë e kano kufizuar së tepërmi gërryerjen. Kodrat më të larta gjenden në pjesën qendrore e L (Karthnek — 325 m, Shkujkë — 262. m, Sopi i Bardhokut — 239 m, etj.). Ka vetëm përrenj që në verë thahen, si përroi i Shezës në V, që përfundon në Shkumbin dhe përroi i Lushnjës dhe i Kukajt në J.
Me hapjen e tokave bujqësore, është pakësuar shumë bimësia natyrore; ka shkurre si drizë, murriz e shkozë, vende-vende është ruajtur edhe dushku në formë masivesh të vogla të veçuara. Pas Çlirimit D. është shndërruar në një zonë bujqësore të lulëzuar, e cila dallohet veçanërisht për rritjen e ullinjve, vreshtave, fiqve, bajameve etj. Qendrat kryesore të banuara janë Gjoçaj, Golemi, Ballagati, Hysgjokaj etj.
(V. Kr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Darsia