DELTINAT


DELTINAT
✤ Shkëmbinj sedimentarë, me pamje dheu të shkrifët ose të ngjeshur, që, kur njomen me ujë, formojnë një masë plastike si brumi, së cilës mund t’i jepen forma të çfardoshme, që ruhen mirë pasi thahen dhe kthehen në gurë të fortë pasi piqen. Mineralet që përbëjnë D. janë: alumosilikate të ndryshme me ujë, kaoliniti, haluaziti, montmoriloniti, hidromikat etj., si dhe kuarci, feldspatet, mikat, okside dhe hidroksidet e hekurit e aluminit. Përbërësit kryesorë kimikë të deltinave janë: Si02 = 35-70%, A1203 = 10-35%. H20 = 5-15%, K20, Na20, MgO, CaO, Fe203 etj. D. kanë ngjyra të ndryshme, të bardhë deri të hirtë kur janë të pastra, të blerta të murrme dhe deri në të zezë kur kanë përzierje të huaja. D. janë të përhapura shumë në natyrë. Në Shqipëri gjenden pothuajse në tërë zonat fushore e kodrinore. Sipas prejardhjes dallohen D. të mbetura, të formuara nga grumbullimi i mineraleve deltinore të ardhura nga tjetërimi i shkëmbinjve të ndryshëm, si dhe D. sedimentare, të formuara si rrjedhojë e depozitimit të materialit deltinor në det, afër bregut ose në thellësi, ose në stere, në luginat e lumenjve, në liqenet, në shpatet e maleve etj.

D. përdoren në shumë degë të ekonomisë popullore. Që në kohe më të vjetra ato janë përdorur për prodhimin e tjegullave dhe poçerisë. Përdoren si lëndë e parë në industrinë e qeramikës (shih), dhe të çimentos (shih), kurse D. kaolinike për prodhimin e tullave zjarrduruese. D. montmorilonite përdoren si matei^al lidhës në fonderi, ato bentonite (një lloj montmoriloniti) si zbardhues e pastrues dhe për lëngjet larëse që përdoren për shpimin epuseve tënaftës etj. (S.Bu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Deltinat


[cite]