DELVINA NAMIK


DELVINA NAMIK
✤ (1870-1933). Atdhetar, shkrimtar e publicist. Ishte nismëtar më 1908 për hapjen e klubit «Bashkimi» në Delvinë, ku mësoi shkrimin e shqipes dhe më 1910 për krijimin e çetës së Delvinës. Bashkëpunoi me I. Qemalin, Ç. Topullin, M. Gramenon dhe Th. Gërmenjin. Drejtoi gazetat «Rilindja shqiptare* (1929, Sarandë) dhe «Rilindja e Arbërisë» (1930, Tiranë). Ishte një ndër nismëtarët e gjinisë së dramës. Botoi dramën Dashuria e mëmëdheut (1909), në të cilën shtrohej çështja e shkrimit dhe e përhapjes së gjuhës shqipe. (F.Da.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Delvina Namik


[cite]