DEMOKRACIA PROLETARE
✤ Formë qeverisjeje në periudhën e ndërtimit të shoqërisë socialiste e të kalimit në komunizëm, ku pushtetin e ka klasa punëtore dhe e udhëheq partia e saj marksiste-leniniste. Gjithë përmhajtjen dhe mundësinë e realizimit të saj D. P. e merr nga marrëdhëniet socialiste që sundojnë në shoqëri dhe nga vija marksiste-leniniste e partisë që udhëheq atë. D.P. përfaqëson një tip të ri të demokracisë, shkallën më të lartë të zhvillimit të saj. Ajo është demokraci për shumicën, për popullin punonjës dhe diktaturë për pakicën, për armiqtë e tij. D. P. u siguron masave punonjëse të drejtën për të marrë pjesë efektivisht në shkallë të gjerë, në mënyrë të organizuar e në format më të ndryshme në qeverisjen e vendit, në drejtimin e ekonomisë, në diskutimin e ligjeve dhe të planeve ekonomike, në kontrollin mbi veprimtarinë e organeve të pushtetit etj. Ajo u garanton shtetasve të drejta të barabarta përpara ligjit dhe siguron të gjitha kushtet shoqërore e mjetet ekonomike për realizimin e tyre në jetë, pa njohur asnjë kufizim ose privilegj në të drejtat dhe detyrat e shtetasve për arsye seksi, raee, kombësie, arsimi, pozite shoqërore e gjendjeje materiale. Diktatura e proletariatit është kusht i ekzistencës së D. P., ashtu si D. P. është kusht i ruajtjes dhe i forcimit pa ndërprerë të diktaturës së proletariatit. D. P. zhvillohet e përsoset vazhdimisht në procesin e ndërtimit të socializmit e të kalimit gradual drejt shoqërisë pa klasa, komunizmit. (F. Ta.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Demokracia Proletare
[cite]