DENDROLOGJIA


DENDROLOGJIA
✤ Shkenca që studion bimësinë drunore (drurët e shkurret), përshkruan llojet e tyre dhe i sheh në lidhje me mjedisin, klimën’ e tokën ku rriten. Në fillim D. merrej vetëm me njohjen e klasifikimin sistematik të drurëve, ndërsa sot studion edhe vetitë e tyre biologjike, kërkesat ekologjike, me shpërndarjen gjeografike, me rëndësinë ekonomike etj. D. është disiplinë bazë për pylltarinë.

Në Shqipëri rriten drurë (shih) dhe shkurre (shih) të rreth 100 familjeve e 255 gjinive, numri. i specieve arrin rreth 650. Rriten drurë halorë e gjethorë, të cilët zënë rreth 35% të të gjithë territorit. Përveç drurëve e shkurreve që rriten prej kohësh në vend, tani studiohen edhe speciet me rritje të shpejtë, si plepat euro-amerikanë të cilët kanë perspektivë për të ardhmen.

(Ll. T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dendrologjia


[cite]