DEVOLLI
✤ Lumë në Shqipërinë JL e të Mesme, dega kryesore e Semanit (shih), me gjatësi 196 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 3130 km2, lartësi mesatare 960 m dhe pjerrësi 31%. Buron nga shpati JL i Moravës (shih) dhe pasi kalon Mirasin, del në fushën e Bilishtit të mbushur nga aluvione ku merr edhe ujërat e përroit të Vidohovës dhe të Ziçishtit. Në L të Bilishtit merx ujërat e përroit të Bilishtit, të Hoçishtit dhe të Bahanit, kalon grykën e Cangonjit dhe hyn në fushën e Maliqit. Këtu D. dhe përrenjtë rreth tij futen në shtrate që janë sistemuar krahas honifikimit të ish-kënetës së Maliqit. Duke rrjedhur drejt P, futet nëpër gryka të njëpasnjëshme, merr ujërat e disa përrenjve malorë që rrjedhin nëpër flish me shtresa të trasha ranorësh; shtrati vjen duke u ngushtuar dhe lugina ka gjerësi deri 40 m. Më tej në të derdhet Lumi i Malësisë dhe zgjerohet pak shtrati që merr drejtim kah VP. Me këtë drejtim duke kaluar nëpër flish pasi mbledh edhe ujërat e lumit të Tomoricës, përroit të Holtës etj. vazhdon deri në bashkimin me ujërat e përroit të Gostimës. Këtu D. bën një kthesë të fortë për në JP dhe këtë drejtim vazhdon ta ruajë deri në bashkimin me Osumin (shih), duke kaluar kryesisht nëpër shkëmbinj të shkrifët të flishit e të molasës.
D. ka prurje mesatare shumëvjeçare 49.5 m3/sek me modul rrjedhjeje të ulët prej 15.9 1/sek për km2 dhe ushqehet kryesisht nga rrjedhjet sipërfaqësore. Prurja maksimale me përsëritje 1 herë në 100 vjet është 1600 m3/sek. Sasia e lëndëve të ngurta pezull që transporton është mesatarisht 8.7 milionë tonë në vit. Ka mineralizim mesatar 390 mg/lit, temp. e tij ndryshon nga 5.7°C në janar deri në 23.7°C në gusht. Nëpërmjet digës së Vlashukut, me ujërat e D. ushqehet ujëmbledhësi i Thanës (shih). Parashikohet të ndërtohet HEC i Bënjës.
(N.P.)
✤ Krahinë gjeografike dhe etnografike në rrethin
e Korçës, nëx^fushën me të njëjtin emër. Në P kufizohet mex malin e Moravës, në me malësinë e Rakickës dhe të Llapishtit, në L shkon deri në kufirin shtetëror me Greqinë. Me fushën e Korçës lidhet nëpërmjet grykës së Cangonjit. Është e gjatë rreth 22 km dhe e gjerë rreth 12 km, ka lartësi 830-1050 m mbi det. Pjesa J është kodrinore, fushat janë të pakëta dhe ndodhen në të dy anët e l.Devoll (shih). Pjesa është e sheshtë dhe përbën fushën e Bilishtit. Në VL ndodhet gryka e Kapshticës, nëpër të cilën kalon rruga automobilistike për në Follorinë (Greqi).
Klima është e ftohtë në dimër dhe relativisht e freskëf ne verë. Temp. mesatare vjetore 10.2°C, e janarit — 0.2°C, e korrikut 19.6°C. D. është zonë me reshje të pakëta vjetore (733 mm), një pjesë e madhe e të cilave është borë. Tokat e D. kryesisht të tipit të kafenjtë dhe aluvionale janë shumë pjëilore dhe ujiten nga Devolli e degët e tij. Në anët e D. rriten edhe pyje të pakëta dushku.
D. përmendet për prodhimin e drithërave, panxharit të sheqerit, patateve, duhanit, foragjereve, pemëve frutore (mollë e kumbulla), vreshtave etj. Ka blegtori të zhvilluar. Në Ziçisht nxirret rërë kuarcore që përdoret për prodhimin e qelqit. Qendrat kryesore të banuara janë Bilishti (shih), Mirasi, Hoçishti, Menkulasi, Ziçishti, Progri etj. Lugina e D. ka qenë e banuar që në lashtësi dhe gërmimet arkeologjike dëshmojnë për një kulturë me tipare karakteristike. Baza kryesore e ekonomisë ka qenë bujqësia. Gjatë pushtimit osman edhe D. u përfshi në sistemin e çifligut. Kushtet e vështira të jetesës i detyronin banorët të emigronin si punëtorë, bujq, zejtarë etj. Nga fundi i shek. XIX fshatarët i riblenë tokat e tyre dhe u kthyen në bujq të lirë. Mënyra e jetesës ishte më e përparuar. Burri vishte fustanellë e mëngore, kurse gruaja fustan stofi me ngjyra e prerje karakteristike. Në këngët mbizotëronte polifonia, kurse vallet ishin dinamike. Është e mirënjohur vallja devolliçe. Pas Çlirimit ndryshimet e mëdha ekonomike-shoqërore e kanë bërë D. një zonë me prodhimtari të lartë, me zhvillim kulturor e shoqëror, ku mënyra e jetesës së fshatrave është shumë e afërt me të qytetit.
(P. Q.—Rr.Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Devolli