10 KORRIKU
✤ Dita e themelimit të Ushtrisë Popullore. Më 4 korrik 1943, me propozim të KQ të PKSH, Këshilli i Përgjithshëm NÇ zgjodhi Shtabin e Përgjithshëm të UNÇ. (shih), formimi i të cilit u shpall më 10.7.1943. Kjo shënonte njëkohësisht krijimin e Ushtrisë NÇ (shih). Kremtohet çdo vit si festë popullore nga repartet e njësitë e UP dhe nga i gjithë populli.
(R. G.)
✤ (1947). Revistë e përmuajshme poiitike, ushtarake, letrare e ilustraar, organ I Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Numri i parë doli në tetor 1947 si revistë ushtarake e iiustruar, botim i gazetës «Luftëtari» (shih), më vonë deri më 1975 ishte organ i Drejtorisë Politike të UP. Propagandon politikën e PPSH dhe vijën e saj ushtarake; pasqyron punën e madhe që bëhet në ushtri dhe në strukturat e tjera të mbrojtjes për edukimin marksist-leninist e përgatitjen politiko-ushtarake përmbrojtjen eatdheut e të fitoreve socialiste. Përhap përvojën e Luftës ANÇ të popullit shqiptar e të ushtrisë së tij, njohuritë ushtarake të Artit ushtara’k të luftës popullore. Boton gjithashtu lëndë nga letërsia e artet figurative, me tematikë nga ushtria e mbrojtja, nxit talentet e reja nga radhët e ushtarëve e kuadrove.
(S. Ve.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – 10 Korriku