DHËMBELI


DHËMBELI
✤ Mal në kufirin midis rrethit të Gjirokastrës dhe atij të Përmetit, me pikën më të lartë 2050.7 m, në vargun malor Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë. Ka gjatësi rreth 10-12 km duke filluar nga Gryka e Këlcyrës në V e deri tek Qafa e Dh. në J dhe orientim të përgjithshëm VP-JL. Është i ndërtuar kryesisht nga gëlqerorë dhe më pak nga flishi, që përbëjnë nië antiklinal asimetrik. Shpati P është më i pjerrët se ai L. Kurrizi ujëndarës është i sheshtë, me rënie graduale drejt grykës së Këlcyrës, i përpunuar nga dukuritë karstike. Mungojnë rrjedhjet ujore sipërfaqësore, por ka shumë ujëra nëntokësore, të cilat drenojnë nga gryka e Këlcyrës, ku dalin 8-10 burime karstike në shtratin e Vjosës. Ka vetëm në këmbët e malit një brez të ngushtë shkurresh mesdhetare, kurse në kullotat e shumta verore rriten edhe disa lloje bimësh mjekësore (çaji, salepi, murrizi).

(F. Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dhëmbeli


[cite]