DHOKSATI


DHOKSATI
✤ Fshat në rrethin e Gjirokastrës (L), në shpatin P të malit të Lunxhërisë. Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XV. Ka pasur ndërtues ujësjellësish (sjollaxhinj) të dëgjuar. Për disa kohë në fëmijërinë e tij ka qëndruar këtu shoku Enver Hoxha. Këshilli NÇ u krijua në nëntor 1942. Koop. u formua më 1956. Sot bën pjesë në NB «Lunxhëria». Ka drejtim kryesor frutikulturën. dhe rritjen e bagëtisë. Dh. ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Është i njohur grupi folklorik.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dhoksati


[cite]