DITURIA
✤ (1908-1910). Klub i Korçës. Shoqëri patriotike që punoi për hapjen e shkollave shqipe, lëvrimin e gjuhës dhe mbrojtjen e alfabetit shqip. Drejtohej nga këshilli, i cili zgjidhej në mbledhjen e përgjithshme të saj. D. rihapi Mësonjëtoren e parë dhe disa shkolla të tjera shqipe në qarkun e Korçës, krijoi e drejtoi shoqëritë: «Banda e Lirisë», «Vllazëria», e «Lidhja Ortodokse» në Korçë. Zhvilloi veprimtari të gjerë kulturore. Një ndër to edhe shfaqjen e dramës «Besa» të S. Frashërit. Më 27.2.1910 në kodrën që sot mban emrin «Kodra e shkronjavex organizoi në Korçë mitingun e madh ku morën pjesë mijëra veta nga Korça e rrethet, për të mbrojtur alfabetin shqip. U mbyll nga qeveria turke.

(F. X.)

✤ (1989). Revistë e përmuajshme kulturore, letrare e diturore. Numri i parë doli në janar 1909. U botua me disa ndërprerje; më 1909 në Selanik (12 numra), më 1916 në Bukuresht (3 numra), më 1926-1929 në Tiranë (27 numra). Mbajti një rubrikë të rregullt bibliografike. (P. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dituria


[cite]