DIVIZIONI VI SULMUES I UNCSH


DIVIZIONI VI SULMUES I UNCSH
✤ U formua më nga Br. VI, VII, VIII, XXII S me mbi 4000 partizanë e partizane. Me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të UNÇSH, sh. Enver Hoxha, forcat e tij kaluan kufirin dhe u vunë në ndjekje të armikut në drejtimin Shkodër-Podgoricë, në Mal të Zi e deri në qytetin Vishegrad të Bosnjës.

D. VI S i UNÇSH veprimet luftarake mësymëse përtej kufijve të atdheut i zhvilloi kundër forcave të Divizionit 181 të Korparmatës XXI Malore të Gruparmatës «E» dhe forcave të tjera gjermane, si dhe bandave të shumta çetnike që arrinin në disa mijëra veta. Në ditët e para të dhjetorit 1944, D. VI S i shtriu veprimet luftarake mësymëse prej malit të Deçiçit, Lieva-Rieka, në të djathtë të 1. Moraça, në një front prej më tepër se 50 km. Më 10 deri 13 dhjetor brigadat e D.VI S u hodhën në mësymje të përgjithshme, duke u prerë rrugën e tërheqjes forcave gjermane. Fronti i mësymjes shtrihej nga Planina deri në Lieva-Rieka, Më 14 dhjetor Br. XXII S çliroi Tuzin dhe fshatrat shqiptare në rrethinat e tij, ndërsa Brigadat VI, VII, VIII S luftuan dhe shpartalluan armikun në Kosovë, Medun, Bresku, Lieva-Rieka.

Më 16 deri 19 dhjetor u zhvilluan luftime të ashpra ballore në shkallë divizioni gjatë rrugës Podgoricë-Kolashin, ku mbetën rreth 1000 hitlerianë të vrarë. Më 18.12.1944, në bashkëpunim me forcat e Br. IX S të D. III të UNÇ Jugosllave, forcat e Br. VII dhe XXII S të D. VI S çliruan Podgoricën. Në luftimet për çlirimin e Malit të Zi vetëm nga efektivi i D. VI ranë në betejë më se 50 partizanë dhe u plagosën 100 të tjerë, kurse humbjet e armikut ishin deri 2000 hitlerianë të vrarë ose të zënë rob, armikut iu zu edhe një sasi e madhe armësh, municionesh e material tjetër luftarak. Pastaj brigadat e D. VI S u vunë në ndjekje të armikut që tërhiqej drejt Bosnjës Jugore. Ky operacion filloi më 19.12.1944 dhe mbaroi më 14.2.1945 me çlirimin e qyteteve Rudo, Suhagorë, Drinsko dhe Vishegrad. Vetëm në luftimet për çlirimin e Vishegradit armiku pati 753 të vrarë dhe 1000 të plagosur. Nga D. VI S ranë heroikisht në fushën e luftës 35 partizanë dhe u plagosën 61. Gjatë 76 ditëve që vijuan luftimet e forcave të D. VI S jashtë kufijve shtetërorë, armiku pati gjithsej 3758 ushtarë e oficerë të vrarë e të plagosur. D. VI S u kthye në atdhe në dhjetor 1945. Botonte «Buletinin e lajmeve* dhe revistën «VUazërimi i popujve».

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Divizioni Vi Sulmues I Uncsh


[cite]