DOÇL PRENG


DOÇL PRENG
✤ (1846-1917). Poet, klerik. Lindi në Bulgër të Malësisë së Lezhës. Studimet teologjike i kreu në Shkodër e në Romë; zuri poste të larta në hierarkinë kishtare si abat i Mirditës. Mori pjesë që herët në jetën politike e kulturore të kohës dhe ishte një nga themeluesit e shoqërisë «Bashkimi» (1899) në Shkodër. Në fillimet e Rilindjes shkroi vjersha me përmbajtje patriotike («Një kushtrim shqiptarvet», 1870, etj) ku bën thirrje për luftë të armajosur kundër pushtuesve osmanë. Por nuk u qëndroi besnik gjer në fund idealeve patriotike të çlirimit komhëtar dhe në ngjarjet e kryengritjeve të mëdha të viteve 1910-1912 luajti rol negativ.

(J. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Doçl Preng


[cite]