DODONA
✤ Qytet dhe qendër e rëndësishme kulti në Epirin antik, 18 km në JP të, Janinës. Rrënojat janë rrëzë malit Tomaros. D. emërtohet herë thesprote e herë molose, për shkak të ndryshimit të kufijve midis këtyre fiseve, si rrjedhim i kalimit të epërsisë në bashkësinë e fiseve epirote nga thesprotët te molosët. Më 219 p.e.r D. u shkatërrua nga prijësi etolas, Dorimahu, e po këtëfat ka të ngjarë ta ketë pësuar nga romakët më 168 p.e.r., si dhe nga trakët, aleatë të Mitridatit, në 89 p.e.r. U shkatërrua përfundimisht gjatë luftës gotike në kohën e Justinianit në shek. VI të e.r. Monumentet më të rëndësishme që ruhen janë teatri me 50 shkallë, një nga naë të mëdhenjtë e llojit të vet që njihen deri më sot, rrethimi i shenjtë me tempujt e Zeusit Naios e Diones, dy hyjnitë e mëdha të D. dhe thesauri, godina ku vendoseshin dhuratat kushtuar këtyre hyjnive. Më tepër se si qytet, D. është e njohur për orakullin e vet. ‘ Lashtësia e orakullit, sipas dëshmive letrare, lidhet me pellazgët, pra, me një periudhë shumë më të hershme nga ajo kur u vendosën në gadishullin ballkanik helenët dhe themeluan qendrën e orakullit të tyre të njohur në Delf. Orakulli i D. ka ushtruar ndikim të madh jo vetëm në koneeptimin e besëtytnive mitologjike, por edhe mbi ngjarjet politike të kohës.

(F. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dodona


[cite]