DOMATJA
✤ (Lycopersicon esculentum, Mill ose -Solanum lycopersicon, L.). Bimë barishtore një- vjeçare e familjes solanore (Solanaceae) me kërcell të lartë rreth 2 m e qime gjëndërore, në gjethe të këmbyera, tekpendore me vriguj pak a shumë të prerë, me lule të verdha të vendosura në cima, që lulëzojnë në maj-shtator. Fruti është një kokërr rruzullore ose gjatore, mishtore, me ngjyra të kuqe në portokalli. D. është me prejardhje nga vendet tropikale të Amerikës së J. Në Shqipëri kultivohet që nga gjysma e dytë e shek. XIX, kryesisht nëzonat e ngrohta, tradita më të lashta kanë rrethet Përmet, Korçë, Gjirokastër, • Tiranë, .‘Durrës etj.. Kultivohet pothuajse gjatë gjithë vitit duke bashkërenduar prodhimin e fushës së hapur me atë të mjediseve të mbyllura (serra) me kultivarët Dielli, Agimi, Maji, Myzeqeja, Zemërkau etj. Fruti i D. ka vlera të mëdha ushqimore, ka përmbajtje të lartë të vitaminës C e A, të kripërave minerale, sheqerërave, acideve organike, fitoncide etj. Përdoret e freskët ose për përgatitjen e salcës, të lëngut, konservave, turshive etj. D. përdoret si ushqim dietetik në sëmundjët e veshkave, të hipertensionit etj. Zë vendin e parë në eksportin e perimeve.
(A. Ok.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Domatja
[cite]