DOMGJONI
✤ Fshat në rrethin e Mirditës (VL), në rrëzë të Munellës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Hebe. Është fshat i vjetër mesjetar. Objektet e gjetura në Kodërqytezë dhe punimet murale në gurrën e fshatit janë të vetmet e këtij lloji në vendin tonë dhe nga të rrallat në Ballkan. U çlirua në shtator 1944. D. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e dhive. D. ka shkollë 8-vjeçare. shtëpi kulture, muze, ambulancë dhe pika të ‘Shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Domgjoni
[cite]