Bërthama dhe fruti         Bërthama është ajo pjesë e bimës, e cila, pasi mbillet, jep bimën e re. Kjo bimë e re rritet dhe, kur arrin zhvillimin e plotë, lulëzon përsëri. Lulet e saj formojnë përsëri bërthama të reja, të cilat, kur mbillen, na japin bimë të tjera të reja. Kështu përsëritet cikli i madh i riprodhimit, që mund të përmblidhet me pak fjalë: bimë, lule, fruta dhe farë përsëri bimë etj.              Anët e vezores, që ndodhen rreth e rrotull bërthamës, duke u trashur, na japin atë që quhet «tuli i frutit». E gjithë kjo pjesë, që rrethon bërthamën, është një rezervë lëndësh ushqyese, që bima e grumbullon për të ushqyer farën, në fazën e parë të saj, që ajo të mbijë mirë e të japë bimën e re. Pikërisht këtë pjesë të frutit të pemës njerëzit e përdorin zakonisht për të ngrënë.

 

Në botën e bimëve

[cite]