Vezorja e luleve Pjesa e brendshme e lules së pjeshkës, si edhe e luleve të tjera që bëjnë pjesë në familjen e trëndafilorëve, në pjesën e poshtme të pistilit, është disi e fryrë. Në këtë pjesë të fryrë ndodhen dy trupa të vegjël që quhen «vezore». Këto përmbajnë qelizat femërore ose vezëzat, të cilat, kur pllenohen, kur bashkohen me qelizat mashkullore që ndodhen në pjalmin e bimës, i japin shkas formimit të farës, me anën e së cilës bima riprodhohet. Pasi ndodh pllenimi, vetëm njëra nga të dy vezëzat, që ndodhen brenda në vezoren e lules, bëhet farë. Tjetra shkatërrohet. Është ky shkaku pse brenda frytës së pjeshkës gjejmë një farë ose bërthamë të vetme. Kur ndodh pllenimi, nënpetalet e petalet, ashtu edhe thekët, fishken e rrëzohen, ndërsa pjesa e fryrë e pistilit, që është vezorja e lules, fillon e zhvillohet e zmadhohet me shpejtësi, derisa së fundi ndryshohet dhe bëhet fara ose bërthama e frutit.