BLETA

  FESH


BLETA
✤ (Apis meliifica, L.). Kandërr e familjes Apidae që jeton, në familje të përbëra nga një mëmë (ama mbretëresha), dhjetëra mijëra B. punëtore e disa qindra meshkuj. Mëma është B. më e madhe e familjes dhe e vetmja femër me organe riprodhimi të zhvilluara, që pjell vezë. Nga vezët e llenuara të saj lindin B. punëtore e mëmat e nga të papllenuarat meshkujt. Mëma jeton 5-6 vjet, por pjellëse e mirë është vetëm në dy vitet e para të jetës. B. është e përhapur në disa raea në të gjithë botën me përjashtim të zonave polare. Populli ynë ka tradita në rritjen e B. si dhe në përpunimin e produkteve të saj. Në Shqipëri është vendëse varieteti i racës së B. Karniola (Apis mellifica carnia, Pollm.), që rritet kryesisht në Gjirokastër, Shkodër, Lushnjë, Përmet, Krujë etj. Pas Çlirimit u tregua kujdes për vënien e bletarisë në baza shkencore, është shtuar mbi 2.3 herë numri i familjeve të B. dhe pothuajse ka përfunduar modernizimi i zgjojeve. Janë ngritur bletore (parqe) me një numër të madh familje bletësh. B. është shumë e dobishme jep mjaltin që është ushqim me cilësi shumë të larta, duke mbledhur nektarin e bimëve, dhe ndihmon për pjalmimin e disa kulturave bujqësore, duke shtuar rendimentin e tyre. Dylii i B., një lënclë e butë me ngjyrë të verdhë, sot përdoret kryesisht për rritjen e vetë B., 3/4 e prodhimlt të tij bëhet fletë që vendosen në kornizat e zgjojeve moderne.

Sëmundjet më të përhapura e më të rrezikshme për B. janë pestat: qelbëzimi i pjellës (gjeneratës). Dallohen 3 lloje: pesta amerikane, evropiane dhe pesta që i fryn larvat si qeskë. Më të përhapura tek ne janë dy të parat.’ Nga sëmundjet e B. të rritur rrezikshmëri paraqesin: akarapidoza — sëmundje e rmgëve të frymëmarrjes, nozematoza — sëmundje e aparatit tretës dhe varroatoza (varroaza) — sëmundje e bletëve të rritura, e larvave dhe nimfave, paraziti që e shkakton është sa një kokë gjilpëre. B. e sëmura japin më pak mjaltë, por cilësia e tij nuk ndryshon. Sot ka ekonomi si ajo e Poliçanit në rrethin e Gjirokastrës, e Grizhës në Shkodër e Petranit në Përmet që marrin 20-25 kg mjaltë për zgjua. Studimet dhe eksperimentimet për B. bëhen në sektorin e bletarisë, të ngritur më 1974 pranë Stacionit të mëndafshit (1971).

(Q. N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bleta



Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "BLETA":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/bleta
"BLETA," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018