FIKU
✤ (Ficus carica,L.). Dru frutor i familjes manore (Moraceae) deri 10 m i lartë, me trung të lëniuar, me gjethe të këmbyera . të mëdha 8-10 cm, pëllëmbore me 3-5 vriguj, të trasha, faqja e sipërme me qime kafe, përposh me qime të buta, melule një-ose dyseksuale të vendosura brehda frytit, që çelin në prill e maj. Bën frut një kokërr karakteristike nga forma me ngjyrë të gjelbër e të zezë, me fara e shark të ëmbël. Piqet në qershor, korrik e shtator sipas varietetit. F. është me prejardhje nga vendet me klimë mesdhetare. Në Shqipëri rritet i aklimatizuar gjatë bregdetit e në rrethet Përmet, Berat, Vlorë, Elbasan, Gramsh, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë etj. F. pëlqen çfarëdolloj toke të mbrojtur nga erërat e V e të L mjafton që të mos jenë të varfra, shumëzohet kryesisht me copa degësh ose me mënjollë. F. është bimë me pllenim të kryqëzuar, për pjalmim duhen fiqtë e egër (Caprificus insectifera Gasp.) të cilët lidhen në drurin e F. Në Shqipëri mbillen disa kultivarë si: roshnikasi, arbëreshi, kallamatasi, perdhikuli, kreei, bajuni, melacaku etj. Me F. roshnikas është mbjellë një bllok i madh në Berat prej 1000 ha, frutet e të cilit përdoren kryesisht për t’u tharë. Fruti i F. ka vlera ushqimore, në gjendje të freskët përmban 18-20% sheqer, në gjendje të thatë 63-64%, i pasur me kaliurn, përdoret i freskët, i thatë ose për përgatitjen e marmelatës e reçelit. Kokrrat e F. përmbajnë një lëng të bardhë i cili përdoret si purgativ. Druja e F. me ngjyrë të verdhë është pa nyja, e rëndë dhe e bntë në të punuar.
(R.Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fiku
[cite]