Fiku       Vendprejardhja e bimës së fikut është Azia e Vogël. Mendohet se. në fillim kjo bimë filloi të kultivohet në Arabinë Jugore dhe se, më pas, që këtej u përhap në vendet e tjera të Lindjes e të Perëndimit. Në vendin tonë, kultivohen varietete të ndryshme fiku, si p.sh. fiku patëllxhan, peshtanak. fiku cingull etj. Fruti i fikut, përveç se është shumë i pasur në lëndë sheqerore, përmban ne sasi të mirë elemente të tilla si fosfor, squfur, kalcium. hekur, potas e mangan si dhe vitamina A1, B1, B2 dhe C.            Një dukuri shumë interesante është mënyra se si pllenohen lulet e fikut. Pllenimin e kryen një insekt që quhet blastofag, i cili përfshihet në rendin e insekteve himenoptere. ku bëjnë pjesë edhe bleta, grerëza etj. Takon që blastofagu futet në lulesën e fikut të egër, e cila ka zakonisht shumë lule mashkullore, të vendosura në formë kurore rreth e rrotull grykës së saj. Kur del nga gryka e kësaj lulese, blastofagu e ka trupin të mbuluar me pjalm. Duke kërkuar ushqim, ai shkon edhe në lulet e fiqve të butë dhe aty, në krezat e luleve femërore, lëshon pjalmin që mbart. Kështu kryhet kryqëzimi. Kjo që përshkruam tregon se, pranë fiqve të butë, për të realizuar pllenimin, duhet të mbjellim edhe fiq të egër.

 

Në botën e bimëve

[cite]