Floku i Afërditës              Disa lloje fieresh përdoren edhe si bimë zbukurimi në banesa. Një prej këtyre llojeve është edhe ai që është quajtur nga florikultorët «fIoku i Afërdi- tës». Kjo bimë ka një kurorë të bukur, të përbërë nga fije të gjelbra në formën e flokëve.           Floku i Afërditës zhvillohet mirë në mjedise të ajrosura e me lagështirë. Ajri i thatë dhe i ngrohtë e dëmton atë, prandaj këshillohet që kjo bimë mos të mbahet pranë sobave, kaloriferëve etj., pra afër objekteve që lëshojnë nxehtësi. Këto bimë duhet të ujiten shpesh.

 

Në botën e bimëve

[cite]