Floku i Afërditës Disa lloje fieresh përdoren edhe si bimë zbukurimi në banesa. Një prej këtyre llojeve është edhe ai që është quajtur nga florikultorët «fIoku i Afërdi- tës». Kjo bimë ka një kurorë të bukur, të përbërë nga fije të gjelbra në formën e flokëve. Floku i Afërditës zhvillohet mirë në mjedise të ajrosura e me lagështirë. Ajri i thatë dhe i ngrohtë e dëmton atë, prandaj këshillohet që kjo bimë mos të mbahet pranë sobave, kaloriferëve etj., pra afër objekteve që lëshojnë nxehtësi. Këto bimë duhet të ujiten shpesh.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Floku i Afërditës" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/floku-i-af%c3%abrdit%c3%abs