GJELI I EGËR
✤ (Tetrao urogallos L.). Shpendi më i madh i pulorëve, i familjes së fazanit (Phasianidae). Mashkulli është i gjatë 85-90cm me peshë 3,5-5 kg, femra është e vogël, e gjatë 58-62 cm dhe me peshë 2.5-3.5 kg. Mashkulli ka ngjyrë të errët me shkëlqim, kurse femra gështenjë me lara. Jeton në pyjet e dendura të halorëve në zonat Evropës, kryesisht nga vendet Skandinave, deri të Italisë e Greqisë (Paleartiku) por kudo i pakët në numër. Në Shqipëri Gj. i E. është shpend i rrallë i zonave kodrinore malore të pjesës Qendrore dhe V. Jeton 10-12 vjet. Ushqehet me gjethe të njoma shkurresh, hala të pishës e bredhit, me farëra të ndryshme, insekte e larva. Femra pjell 6-10 vezë që i ngroh për 26-28 ditë në fole, të cilën e ndërton në tokë. Zogjtë e.çelur në moshën 10-ditëshe janë të aftë për fluturim. Mbrohet nga ligji.
(F.L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjeli I Egër
[cite]