GJUCA
✤ (Aiburnus albidus alborella De Filip). Peshk i familjes së krapit (Cyprinidae). Trupin e ka boshtor, të gjatë 12-20 cm me peshë 14-30 gr të mhuluar me luspa të mëdha të shndritshme që bien lehtë. Në pjesën shpinore ngjyrën e ka jeshile të rribyllët, anëve e në pjesën barkore të argjendtë. Rron 5-6 vjet. Ushqehet vetëm ditën kryesisht me zooplankton, në verë edhe me fitoplankton. Shumohet në prill-maj deri në qershor në .moshën 1-2 vjeçare. Pjelloria e Gj. është 140-150 vezë ‘për gram të peshës së

gjallë.

Vezët çelin pas 3-4

ditësh. Gj. pëlqen ujëra të qeta, të thella, por gjendet edhe në gropat e lumenjve e grykat e ityre. Dimëron në vende të thella, të mbrojtura nga erërat dhe shpesh me burime nëntokësore. Në liqenin e Prespës së Vogël ndeshet një nënlloj cironke (Alburnus albidus belbica, Karaman). Në disa liqene natyrore e në HEC gjuetia e Gj. Përbën 30-70% të peshkimit. Gjuhet kryesisht pasi grumbullohet në dritë artificiale. Konsumohet e freskët, e tymosur dhe sidomos e konservuar. Gj. e tymosur pëlqehet shumë. (N.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjuca


[cite]