Limoni  Fruta e limonit dallohet nga portokalli, sepse ka formë vezake dhe ngjyrë të vërdhemët. Kjo bimë kultivohet në vendim tonë kryesisht në krahinat e Bregdetit, por edhe në zona të tjera.            Lëngu i frutës së limonit ka vlerë të lartë ushqyese e. përveç të tjerave. është shumë i pasur me vitaminë C. Ai përdoret në industrinë ushqimore për të përgatitur pije freskuese, ëmbëlsira e likere; përdoret edhe në kozmetikë për përgatitjen e parfumeve. Në mjekësi, si bimë mjekësore, limoni përdoret pothuaj njëlloj si portokalli.

 

Në botën e bimëve

[cite]