Portokalli            Portokalli është një frutë shumë e kërkuar, sepse ka vlera të mëdha ushqimore e kuruese. Sot në botë janë mbjellë me portokalle miliona hektarë tokë dhe kultivohen varietete të shumëllojshme. Ne vendin tonë portokalli kultivohet me përparësi në gjithë Bregdetin, si dhe në rrethin e Vlorës, të Lushnjës dhe të Elbasanit. Fruta e portokallit përmban në sasi të mirë lëndë sheqerore, vitamina, kripëra minerale dhe mikroelemente, si p.sh. vitaminë C, hekur, fosfor, potas dhe elemente të tillë që shpesh mungojnë ose ndodhen me pakicë në ushqimet e tjera.  Fruta e portokallit hahet e freskët, por përdoret shumë edhe në disa degë të industrisë, si p.sh. në industrinë ushqimore për të përgatitur reçelra, marmelata, shurupe, në kozmetikë për të përgatitur parfume, në farmaceutikë etj. Meqë përmban vitaminë C në sasi të lartë, portokalli përdoret për të luftuar skorbutin dhe disa sëmundje të tjera që e shoqërojnë atë. Po ashtu fruta e portokallit përdoret për të kuruar disa sëmundje të tilla si urikeminë, diabetin, reumatizmat kronike, arteriosklerozën e enëve të gjakut, tensionin e lartë etj.

 

Në botën e bimëve

[cite]