Lulet e agaveve Agavet janë bimë njëthelbore shumëvjeçare. Llojet e këtyre bimëve ndryshojnë shumë ndërmjet tyre. Në shumicën e rasteve, bimët. agave i kanë gjethet mishtake, të bashkuara në bazë si petalet e trëndafilit. Nga një lloj bime agave, që në gjuhën shkencore quhet sisalana, nxirren disa penjëza shumë të mira që përdoren për të prodhuar litarë, thasë, rrogoza etj. Ndërsa nga një lloj tjetër që quhet atrovirens e që rritet me shumicë në tokat e thata të rrafshinave të larta të Meksikës, nxirret një lëng i ëmbël që vendasit e quajnë «aguamiel» (ujë-mjaltë). Prej këtij lëngu. pasi e fermentojnë, meksikanët prodhojnë një pije që quhet «pulone» e që ka 5-6 për qind alkool. Pulone është pija kombëtare e meksikanëve. Lulëzimi i agaveve është një dukuri që ndryshon nga lloji në lloj. Disa lloje agavesh lulëzojnë çdo vit, disa të tjera lulëzojnë me ndërprerje pak a shumë të gjata, ndërsa ka edhe bimë agave që lulëzojnë vetëm një herë gjatë. gjithë jetës së tyre. Lulet e agaveve janë vogla e vendosen në formë lulese. Çdo lulesë përbëhet nga mijëra lule. Ato janë të pasura, me nektar, prandaj dhe vizitohen shumë nga bletët. Nga lulet e agavies, duke i përpunuar ato, nxirret një lëng i kulluar, i ëmbël dhe shumë i shijshëm. Vetëm nga 200 lule të një lulese mund të nxirret një gotë prej këtij lloj lëngu. Bimë agave hasen edhe në disa parqe e shëtitore të qyteteve tona.