Lulja e bimëve salepore               Në familjen e bimëve salepore hyjnë të gjitha bimët salepore, pjesa më e madhe e të cilave, në të shumtën e rasteve, janë bimë të egra. Këto janë bimë shumëvjeçare që rriten me shumicë në zonat tropikale dhe shumë rrallë hasen në zonat polare. Shumë lloje të kësaj familjeje jetojnë në pyjet e dendura e me lagështirë të zonave tropikale. Për shkak të luleve të tyre shumë të bukura, nga këto zona janë sjellë edhe në Evropë shumë lloje bimësh të kësaj familjeje dhe kultivohen nëpër serra.  Lulet e këtyre bimëve janë të vendosura në formën e një lulese, e cila mund të ketë forma të ndryshme, si p.sh. të një vileje rrushi. Por, në zonat tropikale, hasen edhe bimë të kësaj familjeje që kanë lule të mëdha e të vetmuara. Shpeshherë lulet e kësaj familjeje kanë edhe një aromë të këndshme. Ndërsa bimët salepore, që rriten në pyjet e Evropës, kanë në përgjithësi lule të vogla. Bën përjashtim vetëm lulja e llojit «këpuca e Afërditës», e cila ka lule të madhe e me ngjyra shumë të forta, që bien menjëherë në sy.

 

Në botën e bimëve

[cite]