Manushaqja e Afrikës   Manushaqja e Afrikës është një bimë zbukurimi që mund të rritet edhe në mjedise të mbyllura. Kjo bimë çmohet për lulet e saj shumë të bukura, por edhe për faktin se prodhon shumë lule e në mënyrë të pandërprerë. Lulet që bien zëvendësohen me lule. të reja. Kjo bimë, si të thuash, është përherë në lulëzim.  Gjethet e manushaqes së Afrikës janë shumë të brishta dhe për to duhet të tregohet shumë kujdes. Ato nuk duhet të lagen kurrë, sepse qoftë edhe një pikë e vogël uji që mund të bjerë, u lë njollë, që nuk zhduket e që cënon bukurinë e bimës.

 

Në botën e bimëve

[cite]