Qepa     Bima e qepës mendohet se e ka prejardhjen nga zonat qendrore e perëndimore të Azisë dhe prej këtej është përhapur në të gjitha vendet e tjera. Kokrra e qepës, që ne përdorim dhe që ka një formë pothuajse të rrumbullakët, të formuar nga cipa mishtake që mbështillen mbi njëra-tjetrën, nuk është gjë tjetër veçse kërcelli nëntokësor i bimës. Pra, kësaj bime, në ndryshim prej bimëve të tjera, i hahet kërcelli.    Qepa ka vlera të mira ushqimore, ka një shije karakteristike që ia japin vajrat eterike që përmban, prandaj dhe përdoret shumë për gatimin e gjellëve. Po të hahet e freskët, d.m.th. jo e gatuar, ajo ka edhe veti diuretike. Këto veti ia japin disa vajra diuretike, të cilat, kur qepa gatuhet, humbasin, d.m.th. avullojnë.

 

Në botën e bimëve

[cite]