Seleksionimi te bimët perimore              Sot në botë kultivohen shumë varietete perimesh. Mjafton të kujtojmë varietetet e ndryshme të domates, që të bindemi se me të vërtetë, për çdo lloj bime perimore ekzistojnë disa varietete. Varietetet e një bime ndryshojnë ndërmjet tyre jo vetëm nga forma ose nga ngjyra, por edhe nga përmbajtja e lëndëve ushqimore. Të gjitha këto perime,  me tërë varietetet e tyre, përbëjnë një pasuri të madhe shoqërore dhe janë fryt i një pune të gjatë shumëshekullore, i një pune seleksionuese që kanë bërë bujqit dhe shkencëtarët.         Të seleksionosh do të thotë të zgjedhësh. Kështu kanë vepruar kultivuesit e talentuar të perimeve që në kohët e lashta. Ata, ndërmjet të gjitha bimëve që kishin mbjellur, për të riprodhuar, zgjidhnin ato që paraqisnin karakteristika më të mira. Ja një shembull: një ditë, një kultivues perimesh, pa se një bimë fasuleje kishte mbetur shkurtabiqe por, nga ana tjetër, ajo kishte bishtajë dhe kokërr më të madhe se shoqet e saj. Kultivuesi i vëmendshëm e mori këtë bimë, e rriti me kujdes dhe e riprodhoi. Pikërisht kjo fasule shkurtabiqe që e rriti me kujdes ky kultivues, u përhap në shumë vende dhe kultivohet edhe sot. Në natyrë ndodh që një bimë të ndryshojë nga shoqet e saj, të paraqesë disa veçori të reja. Këto bimë kanë pësuar ndryshesa. Kur këto veçori të reja janë pozitive, njeriu e seleksionon, e zgjedh atë bimë dhe e riprodhon. Ky quhet seleksionimi natyral. Por sot njeriu ka arritur të krijojë ndryshesa edhe në rrugë artificiale, si p.sh. duke i rrezatuar bimët ose farat, para se t’i mbjellë.

 

Në botën e bimëve

[cite]