Varietetet e pemëve frutore     Sot në botë ekzistojnë varietete të shumta pemësh frutore që çmohen për vlerën ushqyese. për bukurinë e kurorave, të frutave dhe për vetitë organoleptike. Kështu p.sh. sot kemi varietete të ndryshme mollësh: kemi mollë të ëmbla dhe mollë pak të athta. pjeshka me tul të bardhë dhe me tul të verdhë, kumbulla të hershme dhe të vonshme etj. dhe shumë varietete rrushi: rrush te bardhë, rrush të zi, rrush kokërrmadh me erë të këndshme, si varieteti hamburg, rrush për prodhim vere, si p.sh. rrushi i Nartës, sheshi i zi dhe sheshi i bardhë etj.      Njeriu, duke u nisur nga pemët e shkurret që rriteshin në gjendje të egër, me një punë këmbëngulëse e krijuese shumëshekullore. arriti të krijojë morinë e madhe të varieteteve të pemëve frutore që ekzistojnë sot. Ai krijoi këto varietete me anën e seleksionit dhe të kryqëzimeve. Kështu, p.sh., portokalli pa bërthama qe një ndryshesë, që shpërtheu rastësisht në degën e një portokalli. Rritësit e talentuar të agrumeve e zgjodhën atë, e seleksionuan dhe, pas një pune të gjatë, arritën të krijojnë një varietet portokalli pa bërthama që është përhapur shumë sot, për shkak të bukurisë e të cilësisë së mirë të frutës. Gjithashtu. për të përmirësuar cilësinë e frutave, shpeshherë kryqëzohen ndërmjet tyre varietete të largëta të një lloji ose edhe lloje të ndryshme ndërmjet tyre. Kështu, duke kryqëzuar kumbullën me kajsinë është krijuar një varietet i ri, pjeshka-arrë.

 

Në botën e bimëve

[cite]