
ABRËT
✤ Fis ilir në Shqipërinë e Mesme. Përmenden vetëm në shek. VI p.e.r. nga gjeografi Hekateu i Miletit ndërmjet taulantëve në J dhe helidonëve në V. Ka mundësi që emri i tyre të lidhet me lumin Hebrus që përmendet në V të Dyrrahut dhe me rrënjën e emrit alhdhe arbqë del më pas në emërtimin e banorëve të kësaj treve.
(N. C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Abrët
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "ABRËT" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/abr%c3%abt