ACETILENI


ACETILENI
✤ (HC—CH). Gaz pa ngjyrë, hidrokarbur i pangopur që digjet me dritë të fortë. Përdoret për ndriçim, për ngjitje dhe për sintezën kimike organike. Në shkallë industriale sot prodhohet në Uzinën e Sodës Vlorë (shih), duke trajtuar me ujë karburin e kalciumit. A. i prodhuar shkon kryesisht për sintezën e klorurit të polivinilit. Me zhvillimin e madh të sektorit të energjetikës, janë krijuar kushte të përshtatshme për të rritur dhe zgjeruar industrinë e sintezës së A., i cili është produkt inaustrial ndërmjetës me shumë rëndësi për zgjerimin e industrisë kimike të vendit dhe për shumë përdorime të vogla në jetën e përditshmc.

(N. L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Acetileni


[cite]